Telegrafi

Arrestohen katër persona për ‘vjedhje të rëndë’ 

Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur  gjësende të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme.

Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë.

Personat e dyshuar të arrestuar janë:  A. M. 23 vjeç; A. A 20 vjeç; S. I. 21 vjeç; Sh. S 34 vjeç.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme, të cilat do të procedohen si dëshmi.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt. /Telegrafi/