Telegrafi

Arrestohen katër persona që vodhën në shtëpitë e braktisura, të zonës që përfshirë nga zjarri në Greqi (Foto)

A man clears debris from his fire damaged house in Mati, Greece on July 25 2018. Wildfires ravaged houses and properties in the seaside resort earlier this week, killing 79 people.

Policia ka arrestuar katër persona, që dyshohet se thyen dhe vodhën në shtëpitë e braktisura të zonës Neos Voutzas të Greqisë.

Të dyshuarit që i përkasin moshës prej 22 deri në 26-vjeç, besohet se shfrytëzuan rastin që të plaçkitin, derisa banorët e zonës janë larg dhe nuk po guxojnë të kthehen në prona, nga frika e ndonjë përhapje tjetër të zjarrit, transmeton Telegrafi.

Arrestimi i tyre, vjen në kohën kur janë shtuar zërat, se gjithçka është ndezur qëllimshëm, në mënyrë që të ‘destabilizohet shteti’.

Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, zjarri masiv që mbyti 70 persona, besohet se u shkaktua nga shkrepjet e telave të një largpërçuesi. /Telegrafi/