Pas një hetimi njëjavor, hetues e stacionit policor në Prizren kanë arritur që t’ i identifikojnë dhe t’i arrestojnë katër të dyshuar të moshave të ndryshme, për të cilët dyshohet se më7 maj, në mesnatë, në mënyrë të organizuar kanë kryer vjedhje të rëndë në tregun ‘Fatoni” në rrugën “Willam Walker” pa nr ku kanë arritur të vjedhin, siç deklaron ankuesi, para në vlerë rreth 850 euro.
Siç njofton policia, arrestimet janë kryer pas hetuesit kanë siguruar prova të mjaftueshme lidhur me ketë grup.
“Pas intervistave, në prani të avokatëve mbrojtës, ballafaqimit me dëshmitë e rastit të gjithë kanë pranuar ta kenë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë. Ndërkaq hetuesit po punojnë për gjetjen e sendeve të vjedhura që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu hetuesit policor gjatë punës së tyre kanë arritur te njeri nga të dyshuarit e këtij rasti që të gjejnë një kartëmonedhë prej 20 euro, për të cilën dyshohet të jetë e falsifikuar.