Telegrafi

Arrestohen katër persona për korrupsion, dy prej tyre punonjës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Foto: Arkiv

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar katër persona për veprat penale “Marrje ryshfeti” dhe “Dhënie të ryshfetit”.

Dy të arrestuarit janë F.K, punonjës i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe I.I. po ashtu punonjës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria njofton se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

Po ashtu, Prokuroria njofton se janë arrestuar edhe dy persona tjerë me inicialet B.P dhe I.S. të dyshuar për veprën penale “Dhënie të ryshfetit”.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë ndaluar dhe janë duke u intervistuar në Polici. /Telegrafi/