Katër persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi akuzohen për ushtrim prostitucioni.
Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit thuhet se pas 4 muajsh hetime është finalizuar operacioni policor i koduar “Flower”, për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e prostitucionit.
Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se janë sekuestruar 300,000 lekë, 200 euro, 5 celularë, një automjet dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
“B. K., 25 vjeç, banues në Fier dhe Xh. K., 30 vjeç, banues në Kavajë, si dhe shtetasen L. T., për veprat penale ‘Ushtrimi i prostitucionit’ dhe ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’, kryer në bashkëpunim.
Shtetasit B. K. dhe Xh. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion shtetasen L. T., duke i siguruar asaj klientë të ndryshëm dhe hotele në qytetet e Durrësit, Kavajës, Lushnjes dhe Fierit, kundrejt pagesave që varionin nga 80-150 euro.
Gjithashtu, këta shtetas siguronin automjetet me të cilat transportonin këtë shtetase dhe merrnin personat që kishte kontaktuar ajo, me qëllim ushtrimin e prostitucionit në ambiente të ndryshme në qytetet e sipërpërmendura”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/