Telegrafi

Arrestohen katër femra në Obiliq, sulmuan një femër tjetër

Policia e Kosovës ka arrestuar katër femra në moshë të mitur, pasi kishin sulmuar fizikisht një femër po ashtu të moshës së mitur.

Në raportin 24 orësh thuhet se të dyshuarat dhe viktima janë nxënëse të shkollës së mesme, ndërkohë që viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.