Një grup i fansave të skuadrës së Ajaxit kanë vendosur fishekzjarrë dhe pankarta në rrugët rreth hotelit ku po qëndronin e lojtarët e Real Madridit.
Në hotelin e ekipit spanjoll në Amsterdam gjatë natës së mërkurës, tifozët janë munduar që t’i shqetësojnë madrilenët, por që ka intervenuar policia holandeze duke arrestuar katër prej tyre.
Ultrasët nuk ishin saktësisht të sigurt për vendndodhjen e lojtarëve të Los Blancos dhe kështu shkaktuan trazira në mes të orës 2:30 dhe 4:00 të mëngjesit të ditës së sotme.
https://twitter.com/CallumWright__/status/1095623649871179776
Punonjësit në Hotel Okura, ku të besuarit e Santiago Solarit po pushojnë para ndeshjes në stadiumin Johan Cruyff Arena, policia ka intervenuar para se fansat e zjarrtë të arrijnë te hoteli i lojtarëve spanjollë.
Katër vetë u arrestuan gjatë trazirave, të cilat pasqyronin ato që u zhvilluan në Paris një vit më parë, kur tifozët e PSG-së bënin shumë para hotelit të ekipit të Madridit përpara ndeshjes mes PSG-së dhe Realit.
Kujtojmë se holandezët kanë humbur gjashtë ndeshjet e fundit kundër Los Blancos, duke pranuar njëzet gola dhe ka shënuar vetëm dy herë.
Ndryshe, te dyja skuadrat pritet që të startojnë me formacionet më të mira të mundshme gjatë mbrëmjes së sotme në ora 21:00. /Telegrafi/