Policia e Cardiff ka bërë të mundur arrestimin e 6 shqiptarëve, të cilët kishin në pronësi “një fabrikë kanabisi” me vlerë 500.000 paund në një nga rrugët me më shumë lëvizje në kryeqytetin Uellsian.
Gëzim Dauti, Vjosano Baho, Anil Ismailaj, Drini Ismailaj, Indrit Musaku and Emiljo Pepa i mohojnë akuzat për prodhimin e drogës të klasit B në një dhomë apartamenti ku u gjetën bimët e kanabisit.
Policia uellsiane e ndërmori aksionin ndaj “fabrikës së kanabisit” rreth orës 3 të mëngjesit të së premtes, në Castle Lane, Plasneëydd jashtë Cardiff-it.
5 nga shqiptarët u arrestuan në vendngjarje ndërsa Gëzim Dauti jashtë ndërtesës ku prodhohej kanabisi.
Çështja e tyre u shënua si një seancë përgatitore dëgjimore për gjyq para gjykatësit Christopher Vosper QC në Gjykatën Cardiff Croën ditën e sotme, informon klan.al.
Pasi të pandehurve iu lexuan akuzat, 5 prej tyre u vetëdeklaruan të pafajshëm, ndërkohë që Dauti, pranoi fajësinë dhe pritet të dënohet pas gjykimit.
Nuk pati asnjë apelim për lirimin e tyre me kusht, kështu që të 5-të shqiptarët do qëndrojnë në paraburgim deri më 24 korrik, datën e gjyqit të tyre që pritet të zgjasë rreth një javë.
Këta janë shqiptarët e arrestuar:
Gëzim Dauti, 54 vjeç
Vjosano Baho, 23 vjeç
Anil Ismailaj, 30 vjeç
Drini Ismailaj, 28 vjeç
Indrit Musaku, 21 vjeç
Emiljo Pepa, 21 vjeç