Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së diel kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Siç njoftohet, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të së dielës
Sipas policisë cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.
“Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion”.
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekustruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale. Pas procedurave interivistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/