Telegrafi

Arrestohen gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda, si dhe ka sekuestruar gjësende (mbi 2000 euro vlerë), që dyshohet të jenë të vjedhura, njofton Policia e Kosovës.

Rastet (dhjetëra raste vjedhje të rënda), për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të përfshirë këta persona, kanë ndodhur në intervale të ndryshme kohore, kryesisht në lokale në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu, (në lagjet Ulpiana dhe Dardania).

Personat e arrestuar:

Ø L. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ø V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ø F. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ø A. Sh, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Ø S. F, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

Ø E. B, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, 5 prej tyre janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë. Ndërkohë që gjësendet e sekuestruara konform procedurave i janë dorëzuar pronarit.