Gjashtë persona janë arrestuar, një femër dhe pesë meshkuj nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrje me prostitucion”.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 më datë 17.05.2021, në Mitrovicë.
“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, një femër dhe 5 meshkuj kosovar nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale të lartë cekur. Pas intervistimit me urdhër te prokurori të dyshuari janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/