Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar se janë të përfshirë në incidentin e sotëm gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani.
Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se edhe tre persona të tjerë janë arrestuar lidhur me rastin, duke shkuar kështu në katër numri i të arrestuarve.
Hashani ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë në proces të intervenimit, ndërkohë që hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë dhe se mund të ketë arrestime të tjera.
Gjatë ndeshjes në Gjilan nga tifozët vendës është sulmuar portieri mysafir Stivi Frashëri, i cili si pasojë e lëndimeve është dërguar për trajtim në spital. Gjendja e tij shëndetësore raportohet stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.