Një 18-vjeçar dhe një 20-vjeçar janë arrestuar nga Policia nën dyshimin se kanë tentuar të kryejnë grabitje në një market në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një revole e tipit TT.
Në raportin e Policisë është thënë se të dyshuarit kanë tentuar të kryejnë grabitjen nën kërcënimin e kësaj arme.
Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tahir Zemaj” rreth orës 11:00.
“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar për një tentim grabitje në një market në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë, ku dy persona të dyshuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje nën kërcënimin e armës”, ka thënë Policia.
Të dyshuarit A.A. dhe U.A. me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Hetuesit policorë po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej”, thuhet në fund.