Poliaica e Kosovës gjatë një askioni të zhvilluar në orët e vona të ditës së sotme, ka arrestuar dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Hetimet janë kryer nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës dhe të dyshuarit janë arrestuar nën dyshimin për keqpërdorime me lojërat e fatit.
Policia nuk ka bërë të ditur detaje për arrestimet dhe zhvillimin e hetimeve, pasi besohet se aksioni do të vazhdojë edhe nesër. /Telegrafi/