Telegrafi

Arrestohen dy vëllezër në Klinë pasi u rrahën mes vete në gjendje të dehur

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Klinë, pasi janë rrahur mes vete derisa ishin në gjendje të dehur.

“Klinë 07.09.2022 – 01:15. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër), pasi ata janë rrahur mes vete dhe ishin nën ndikim të alkoolit”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është hapur si “Lëndim i rëndë trupor”. /Telegrafi/