Dy vajza janë arrestuar të mërkurën mbrëma në Deçan, pasi të njëjtat për shkak të një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht familjarin e tyre.
Policia njofton se palët janë intervistuar dhe se njëra nga të dyshuarat është liruar e tjera është dërguar në mbajtje.
“Deçan 01.02.2023-20:17. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që t njëjtat pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.
Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”. /Telegrafi/