Site icon Telegrafi

Arrestohen dy të rinj në fshatrat e Prizrenit, policia iu gjen marihuanë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar dy persona, pasi gjatë kontrollit në pronat e tyre ka gjetur lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas njoftimit, të dyshuarit janë A.A 22-vjeçar dhe E.A 25-vjeçar.

“Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe dy lokale në fshatrat Vlashne dhe Zhur, pronë e të dyshuarve A.A., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar) dhe E.A., (viti i lindjes 1997 mashkull kosovar)”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur lëndë narkotike, që dyshohet të jetë marihuanë. Për këtë janë njoftuar hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Prizren”.

Nga aty bëhet e ditur se janë konfiskuar tri paketime me lëndë narkotike, dy kavanoza dhe një qese me lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë. Pos kësaj janë sekuestruar edhe dëshmi tjera.

Policia ka iniciuar dy raste ndaj të dyshuarve, ka intervistuar të njëjtit dhe me aktvendim nga prokurori dërgohen në mbajtje deri në 48 orë./Telegrafi/

Exit mobile version