Dy persona të mitur janë arrestuar në rrugën “Dëshmorët e Gollakut” në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur.
Gjatë kontrollit tek njeri i dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një mjet i mprehtë-thikë.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/