Site icon Telegrafi

Arrestohen dy të dyshuar për ‘vrasje në tentativë’ në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast të “vrasjes në tentativë”, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Pas publikimit të fotografive të të dyshuarve, S. T. dhe E. B., më 6 shkurt 2025, hetimet intensive kanë vijuar për lokalizimin dhe arrestimin e tyre.

Më 22 shkurt 2025, Sektori Rajonal i Hetimeve ka pranuar informacione mbi vendndodhjen e tyre përmes rrugëve operative.

Pas konfirmimit të identitetit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime të specializuara hetimore dhe kanë arrestuar të dyshuarit në një objekt banesor në Fushë Kosovë.

Gjatë operacionit, si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil dhe dy fishekë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje./Telegrafi/

Exit mobile version