Stacioni Policor në Malishevë pasi kishte pranuar informacion përmes rrugëve operative dhe hetimore se në një aheng në Malishevë kishte pasur të shtëna me armë zjarri (mbështetur edhe nga njësi tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë) ka realizuar kontroll në fshatin Bubavec, Komuna e Malishevës.
Në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata janë sekuestruar një pushkë automatike AK47 me një karikator, një pushkë gjuetie, dy pistoleta me nga një karikator dhe 105 fishekë të lloje të ndryshme si dhe një gëzhojë.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarve, janë arrestuar dy persona:
• N. K., shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1960 dhe
• G.K., shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1993.
Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”./Telegrafi/