Dy persona (shtetas të Turqisë) janë arrestuar, pasi me dokumente të Greqisë, të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti I Prishtinës për në Bruksel.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:45 në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë të cilët me dokumente të Greqisë të dyshuara për falsifikim kanë tentuar të udhëtonin nga aeroporti i Prishtinës për në Bruksel. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/