Site icon Telegrafi

Arrestohen dy shtetas të Maqedonisë për mashtrim, dyshohet se shitën ari të falsifikuar në Gjilan

Stacioni Policor në Viti më 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar se në qytetin e Vitisë është mashtruar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje që dyshohet se ishte i falsifikuar, për të cilin viktima ka paguar 1,450 euro.

Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe shumë shpejtë kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve që kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet vetura me dy personat e dyshimtë në pikën e kalimit kufitar “Hani i Elezit”.

Njësia e hetimeve, Stacioni Policor në Viti ka intervistuar dy të dyshuarit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit E.B 1955 shtetas i Maqedonisë Veriore dhe T.S shtetas i Maqedonisë Veriore 1946 janë ndalë në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version