Site icon Telegrafi

Arrestohen dy shtetas shqiptar për prezantim të dokumenteve të falsifikuara

Në pikën e kalimit të Hanit të Elezit janë arrestuar dy shtetas shqiptar për prezantim të dokumenteve të falsifikuara.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Shqipërisë pasi që të njëjtit, në dalje të Republikës së Kosovës kanë prezantuar pasaporta të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë. /Telegrafi/

Exit mobile version