Telegrafi

Arrestohen dy serbë te Dheu i Bardhë, policia ju gjeti pesë thasë me duhan

Foto: Ilustrim

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë janë arrestuar dy persona shtetas të Serbisë pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre u është gjetur dhe sekuestruar një sasi duhani (pesë thasë) pesha nuk është konfirmuar.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullte.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00./Telegrafi/