Sot nga njësite policore të stacionit veriu në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Rasti ka ndodhë sot rreth orës 01:30, në një market në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Puna e hetuesve të stacionit policor veriu, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personat e dyshuar:
– F.G. mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
– Y. S . mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Dy personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit janë duke kryer procedurat e nevojshme policore ndaj tyre, pasi që të njejtit dyshohet të jenë të përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, njofton tutje Policia e Kosovës./Telegrafi/