Telegrafi

Arrestohen dy persona të dyshuar për kanosje dhe sulm

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejë, më datё 23.02.2023, rreth orёs 14:10, ёshtё njoftuar se nё fshatin Nakull-Pejё, ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rast, ku personat e dyshuar pёr shkak tё mosmarrëveshjeve pronësore kanё sulmuar dhe kanosur viktimën transmeton Telegrafi.

“Viktima dhe dёshmitarёt janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit e rastit”, thuhet në komunikatën zyrtare.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё. /Telegrafi/

.