Site icon Telegrafi

Policia arreston hajnat e marketeve në Prishtinë, vihen në kërkim edhe dy të tjerë, pjesë e grupit

Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, me mbështetjen e Njësitit për reagim të shpejtë, ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje gjatë muajve të fundit në rajonin e Prishtinës, kryesisht në markete.

Ndërsa në kërkim janë edhe dy të dyshuar të tjerë që kanë qenë pjesë e këtij grupi.

E. O. (45) dhe M.M. (32), shtetas të Kosovës, me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku dhjetë raste të vjedhjeve të rënda.

Policia ka sekuestruar gjësende që dyshohet se janë vjedhur, si dhe katër automjete që po ashtu dyshohet të jenë përdorë për kryerjen e veprave./Telegrafi/

Exit mobile version