Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona për veprën penale lëndim i rëndë trupor dhe sulm

Foto: Arkiv/Ilustrim

Më 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve.

Në këtë incident ёshtё përdorur armë e ftohta (thikё), ku si pasojë njё person ka pësuar lëndime trupore dhe ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, prej nga ёshtё transferuar në QKUK për shkak të natyrës sё lëndimeve.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njёrin nga tё dyshuarit.

Pas njё pune operativo-hetimore, sot më datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arrestuar edhe tё dyshuarin e dytё.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Exit mobile version