Të mërkurën njësitet policore të Obiliqit kanë arrestuar në flagrancë dy persona të dyshuar në zonën e KEK-ut derisa po tentonin të merrnin shiritin transportues të thëngjillit, të cilin e kishin dëmtuar (prerë) dhe ku vlerësohet se dëmet materiale janë të larta.
Personave të arrestuar: N.B, 25 vjeç dhe A.R, 35 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Dy të dyshuarve iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Me rekomandimin e Prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.
Personat e njëjtë kanë qenë të arrestuar edhe disa herë të tjera nga ana e policisë vjedhje të rënda.