Telegrafi

Arrestohen dy persona për prostitucion në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion.

Policia bën të ditur se arrestimi i tyre ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut, transmeton Telegrafi.

“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia në Mitrovicë Jugu, si rezultat ndërmarrjes së masave parandaluese dhe veprimeve operacionale në terren, me datë 09.12.2021 ka arritur të identifikojë dhe njëherë arrestoi dy persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për përfshirje në marrje me prostitucion. Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe në konsultimit me gjyqtaren për kundërvajtje, është sugjeruar që lënda të kompletohet dhe të procedohet në Gjykatën kompetente për trajtim dhe kompetencë të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative. /Telegrafi/