Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar për një rast të lëndimit të rëndë trupor që ka ndodhur sot, më 25 janar 2025, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, ku një 23-vjeçar u lëndua rëndë nga një therje me thikë. Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë kryer ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëherë hetimet, ndërsa pas një pune intensive, rreth orës 21:50, janë arrestuar dy të dyshuar: E.P. dhe N.D., të dy 21-vjeçarë.

Lexo po ashtu ​Theret një 23-vjeçar në Ferizaj

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy personat e arrestuar janë ndaluar për 48 orë. Si provë materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur në këtë incident.

Policia ka njoftuar se hetimet do të vazhdojnë dhe do të informohet publiku për zhvillimet e mëtejshme./Telegrafi/

Exit mobile version