Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Shtërpcë

Foto: Ilustrim

Rreth orës 12:00 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Sushicë është një rast i lëndimit trupor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar dy të dyshuarit G.M (41) dhe J.M. (39), të cilët i kishin shkaktuar lëndime trupore personit S.M. (40), i cili ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj janë dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar lëndim i lehtë trupor.

Exit mobile version