Dy persona janë arrestuar të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht një person i cili ka kërkuar tretman mjekësorë.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën në Vushtrri.
Tutje në njoftim, bëhet e ditur se pas intervistimit, dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor.
“Policia në Vushtrri ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penal “Lëndim i rëndë trupor. Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshim të arsyeshme, ku pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull/kosovar i cili ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, dy të dyshuarve, me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, ndaj tyre janë duke u zhvilluar hetime ne drejtim të veprave penale “Lëndim i rëndë trupor “ dhe “ Asgjësim dëmtim i pasurisë”. /Telegrafi/