Në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me të dyshuarin tjetër i cili gjendet në arrati , kanë kanosur dhe penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës zyrtare.
Sipas raportit policor gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/