Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se ata u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Ndërsa, personi i shpallur në kërkim ka vjedhur një automjet, të cilin e ka braktisur dhe është larguar.
Njoftimi i Policisë
Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit 36 vjeç, banues në Bahçallëk, Shkodër dhe 28 vjeç, banues në fshatin Gur i Zi, Shkodër, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 13.08.2023, në fshatin Pulaj, Velipojë, ka vjedhur automjetin e shtetasit Xh. H. Automjeti është gjetur i braktisur në fshatin Hajmel, Vau i Dejës. Vijon puna për kapjen e shtetasit P. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.