Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prizren, tentuan ta vjedhin një veturë

Të hënën në Prizren, nga ana e Policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona.

Ata janë arrestuar, pasi të njëjtit, kanë tentuar ta vjedhin një veturë.

Kështu thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë njoftim. /Telegrafi/