Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prizren, nën dyshimin për trafikim të një të miture, të cilët më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima është strehuar në një vend të sigurt.
Në raportin e PK-së, thuhet se pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Trafikim me njerëz- Prizren 08.09.2021 – 22:00. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale ndaj viktimës femër kosovare (e mitur). Viktima është strehuar në vend të sigurt, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të PK-së. /Telegrafi/