Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona të dyshuar për vrasje në Podujevë

Foto: Ilustrim

Njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje, që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Personat e dyshuar: B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Aktualisht, hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.

Exit mobile version