Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë të dyshuar për vjedhje

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë, të dyshuar për vjedhje.

Policia njofton se rasti i vjedhjes kishte ndodhur më datën 26.07.2024, në rrugën “Luigj Gurakuqi” në Prishtinë, ku personat e dyshuar kanë sulmuar me mjet të mprehtë (thikë), ankuesen dhe të njëjtës i kanë grabitur një zingjirë ari.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar:T.I, femër, 26 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës dhe R.A, mashkull, 29 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./Telegrafi/