Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë, sulmuan ekipin mjekësor gjatë intervenimit

Dy persona janë arrestuar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, pasi që të njëjtit kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa po intervenonin në një rast.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë rezistuar edhe gjatë arrestimit nga ana e policisë.

“Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për arsye se kishin kanosur dhe sulmuar ekipin mjekësor derisa ishin duke intervenuar në një rast. Po ashtu të dyshuarit i kanë rezistuar edhe policisë gjatë arrestimit.

Një femër kosovare (zyrtare e ekipit mjekësor) ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Telegrafi/

Exit mobile version