Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë pasi ngacmuan ish-të dashurat

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar gjatë ditës së mërkurë në Prishtinë, pasi kanë ngacmuar ish-të dashurat e tyre.

Policia njofton se njëri rast ka ndodhur rreth orës 08:00, kur një person është arrestuar pasi ka ngacmuar duke i shkuar mbrapa vajzës me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie.

“Prishtinë 14.09.2022 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar duke i shkuar prapa viktimës femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie. Me veprimet që i kishte bërë i dyshuari tek viktima kishte ngjallur shqetësim”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 15:35 në Veternik, ku një vajzë ka raportuar se ish i dashuri i saj e ka përcjell me veturë dhe e ka ofenduar verbalisht.

“Veternik, Prishtinë 14.09.2022-15:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish i dashuri i saj ) pasi  e ka kontaktuar me telefon e ka takuar dhe duke e përcjellë me veturë e ka ofenduar verbalisht”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/