Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë – gjuajtën me armë zjarri në drejtim të policëve

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Prishtinë, pasi që të njëjtit kanë tentuar ta godasin me veturë një zyrtar policor i cili ishte në rroba civile.

Më pas, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policëve.

Rasti ka ndodhur në ora 21:19, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit me veturë kanë tentuar të godasin zyrtarët policor (në rroba civile) dhe më pas njëri nga të dyshuarit me pistoletë ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policor. Zyrtarët policor i janë përgjigjur me të shtëna në drejtim të dyshuarit. Zyrtarët policor kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/