Telegrafi

Arrestohen dy persona në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, pasi që tek të njëjtit policia ka konfiskuar marihuanë.

” Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit tek njëri nga të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar 5.5 gramë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/