Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi të njëjtit kanë kanosur inspektorët komunal dhe zyrtarët policorë.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:35 në Rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë.
Siç njofton Policia, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë-shqiptarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe fyer inspektorët komunal dhe zyrtaret policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/