Telegrafi

Arrestohen dy persona në Malishevë, u përleshen fizikisht për një kontekst pronësorë

Foto: Ilustrim

Dy persona janë përleshur fizikisht mes vete ditën e enjte në fshatin Lladroc, Komuna e Malishevës.

Policia njofton se personat e dyshuar janë përleshur për shkak të një kontesti pronësorë, transmeton Telegrafi.

“Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë, janë përleshur fizikisht në mes veti. Të dyshuarve u është ofruar tretmani mjekësorë”.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/