Telegrafi

Arrestohen dy persona në Klinë, policia gjen sasi narkotikësh në veturën e tyre

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në fshatin Caravikë të Klinës, pasi që në veturën e tyre është gjetur sasi narkotikësh.

“Njësitet policore të stacionit policor në Klinë, me datën 11.04.2020. rreth orës 12:00 në në fshatin Caravikë kanë ndaluar automjetin ‘Golf –IV-’ me targa 02-229-CS. dhe gjatë kontrollit të 2(dy) personave që ishin në makinë është gjetur sasi narkotikësh. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre. Është konfiskuar sasia e gjetur e substancës narkotike e llojit Marihuan me peshë prej 1.069 gram (me mbështjellës)”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me ketë është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndaj të dyshuarve caktimin e masës, ndalim policor prej 48 orë./Telegrafi/