Telegrafi

Arrestohen dy persona në Kamenicë, vjedhin pajisje bujqësore

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 02.08.2022 ka pranuar një ankesë nga një person se në stallën e tij e cila gjendet ne fshatin Lisockë, Komuna e Kamenicës persona të panjohur dyshohet se kishin depërtuar me forcë nga ku kishin vjedhur disa pajisje bujqësore në një vlerë të konsiderueshme.

Sipas njoftimit për media, njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë pas një pune mirë të organizuar operative me datën 11.08.2022 kanë arritur që të e lokalizojnë dhe rrjedhimisht të arrestojnë një person E.Z. (2002) i cili kishte kryer veprën penale dhe mjetet e vjedhura i kishte shitur tek i dyshuari i dytë R.R. (1968).

tutje në njoftim bëhet e ditur se mjetet e vjedhura janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i janë kthyer pronarit legjitim.

“Dy të dyshuarit janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatëve. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që rasti me kallëzim penal të procedohet në procedurë të rregullt në Prokurorinë Themelore në Gjilan”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/