Site icon Telegrafi

Arrestohen dy persona në Kamenicë, dyshohen se kishin mbjellë bimë narkotike

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Kamenicë, të cilët dyshohen se kanë mbjellë 540 bimë narkotike.

Policia bën të ditur se bimët janë asgjësuar më anë të procesit të djegies, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë të cilët në një parcelë toke kishin mbjellë 540 bimë të dyshuara narkotike te madhësisë nga 20 deri 50cm. Nga këto bimë janë marrë mostrat për analiza laboratorike dhe pas kësaj procedure janë asgjësuar me anë të procesit të djegies. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një veturë me targa vendore”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Exit mobile version