Telegrafi

Arrestohen dy persona në Kaçanik, ishin të dënuar me burgim për vjedhje

Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar këtë të premte në Kaçanik, pasi ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës nga gjykata për veprën penale “Vjedhje”.

Policia njofton se për këtë vepër, dy të dyshuarit ishin të dënuar me burgim nga 35 ditë.

Tutje, bëhet e ditur se të dyshuarit janë I.R 23-vjeçar, i cili është arrestuar rreth orës 10:30 në rrugën “Agim Bajrami”, si dhe F.D 30-vjeçar, i cili është arrestuar rreth orës 11:30 në rrugën “Faruk Dogani”.

“Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale” Vjedhje” me dënimi burgimi, me nga tridhjetë e pesë (35) ditë. Pas kompletimit të dokumentacioneve, të dy personat e arrestuar janë dërguar në vuajtje të dënimeve”, thuhet në komunikatën për media.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës./Telegrafi/