Dy persona janë arrestuar në Istog, pasi që njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka kryer vjedhjen e disa mjeteve të punës pronë e viktimës mashkull/K.
Mjetet e vjedhura janë gjetur tek i dyshuari i dytë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit për kryerjen e veprës penale- vjedhje i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/